BallinaAktualitetGjykata merr vendimin për ish drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçin dhe 3...

Gjykata merr vendimin për ish drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçin dhe 3 vartësit e tij

Gjykata e Posaçme e Apelit, GJKKO lënë në fuqi masën e dhënë nga shkalla e parë, “arrest me burg” për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi

Gjithashtu e njëjta masë është lënë në fuqi dhe për dy vartësit e tij, Julian Tapia dhe Ervin Muraj.

98 milionë eurove të tenderit 2018 i bë për blejen e aparaturave për kanalin Agro RTSH. Ata akuzohen për shkelje të barazisë në tender, ku Gëllçi firmosi pa miratimin e AMA-s. Ndërsa zyrtari tjetër, Alban Malaveci rezulton në kërkim nga policia.

Apeli ka rrëzuar kërkesën e avokatit të tij mbrojtës, Dorjan Metalia i cili kërkoi masë më të butë duke lënë në fuqi shkallën e parë, duke vendosur që Thoma Gëllçi të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Në seancën zhvilluar me dyer të mbyllura Gëllçi ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me tenderin prej 86 milion lekësh për blejre pajisjesh për kanalizn RTSH agro. Prokuroja Doloreza Musabelliu paraqiti në gjykatë faktet ku sipas hetimit, Gëllçi ka nisur procedurat e tenderimit ende pa marrë miratimin për hapjen e këtij kanali nga auutoriteti i mediave audiovizive i cili më herët kishte refuzuar mbylljen e kanalit RTSH fëmijë per ta zëvëndësuar me RTSH Agro.

Gëllçi po ashtu akuzohet se ka favorizuar firmën fituese të tenderit duke zgjatur afatin e dorëzimit të produkteve, ndërsa avokati i tij foli për një inskenim që lidhet për të penguar rikandidimin për të qenë në krye të RTSH.

Hetimi i SPAK

Sipas SPAK, ish-drejtori ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Tenderi është zhvilluar në 2018, dhe procedura është shpallur 3 vite përpara se TVSH Agro të fillonte transmetimi për blerjen e pajisjeve me vlerë 86. 908 550, 00 lekë. Në 2021 TVSH Agro ka dalë në prova teknike. Përmes tenderit janë blerë pajisjet dhe janë përdorur ndërkohë.

Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj, kanë qenë dy kompani EURO contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO janë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln lekë më të lartë. Të dyja kompanitë kane pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar. Gëllçi dhe vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar rezulton se kanë favorizuar dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular