BallinaKronikeAksident i frikshëm në Selanik! Shqiptari me "Audi" futet me të kuqe...

Aksident i frikshëm në Selanik! Shqiptari me “Audi” futet me të kuqe dhe përplas për vdekje babain e dy fëmijëve

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e së shtunës në Selanik të Greqisë, protagonist i të cilit është bërë një 21-vjeçar shqiptar. Sipas raportimeve nga mediat greke, i riu shqiptar kaloi me shpejtësi një semafor me të kuqe dhe ka përplasur për vdekje një 47-vjeçar i cili po udhëtonte me motor. Bëhet me dije se 21-vjeçari shqiptar ka tentuar të largohet nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit fatal, por është arrrestuar pak më larg nga policia.

Aksident i frikshëm në Selanik! Shqiptari me "Audi" futet me

Dëshmitarët thanë se përplasja ishte shumë e fortë, aq sa u gjetën copat e motorit deri në 200 metra larg vendit ku ndodhi aksidenti. Sipas njoftimit të Policisë, drejtuesi i makinës, teksa fillimisht ishte larguar nga vendi i aksidentit, është kthyer dhe është arrestuar, ndërsa gjatë përplasjes janë shkaktuar dëme materiale në katër automjete të parkuara.

Viktima, i cili punonte si shpërndarës i ushqimeve të shpejta (Fast Food) la pas dy fëmijë, një djalë 19-vjeçar dhe një vajzë 16-vjeçare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular