BallinaKronikeBëri 22 vite burg për një krim që s’e kreu, gjykata e...

Bëri 22 vite burg për një krim që s’e kreu, gjykata e dëmshpërblen me 25 mln dollarë

Një juri federale  në SHBA ka vendosur që Eddie Bolden nga Chicago të dëmshpërblehej me 25 milionë dollarë, pasi kaloi 22 vite burg për një krim që nuk e kreu.

Eddie Bolden u dënua për dy vrasje të kryera në vitin 1994 për të cilat policia kishte pretenduar se një marrëveshje droge kishte shkuar keq, por padia pretendonte se detektivët e konsideruan atë si të dyshuar dhe injoruan dëshmitarët që thanë se ai ishte brenda një restoranti gjatë vrasjeve.

“Ky verdikt është një shfajësim total dhe i plotë i Eddie Bolden,” tha avokati kryesor i tij.

Juristët urdhëruan gjithashtu dy efektivë policie që t’i paguanin Bolden 100 mijë dollarë.

Më 29 janar 1994, Irving Clayton dhe Derrick Frazier u gjetën të qëlluar për vdekje në një makinë të djegur.

Disa dëshmitarë pohuan se Bolden ishte brenda një restoranti peshku në kohën e të shtënave, sipas CBS Chicago.

Por vëllai i njërit prej viktimave, i cili gjithashtu mbeti i plagosur nga të shtënat, e identifikoi Bolden në stacionin e policisë si vrasës, sipas Chicago Tribune.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm, por në vitin 2016 gjykatësi urdhëroi një gjyq të ri dhe Bolden u la i lirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular