BallinaAktualitetEMRAT/Abuzim me tenderin 7 milionë lekë, Gjykata merr vendim për të arrestuarit...

EMRAT/Abuzim me tenderin 7 milionë lekë, Gjykata merr vendim për të arrestuarit në bashkinë e Durrësit

GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 10 të akuzuarit të marra nga SPAK për abuzimin me tenderat në bashkinë e Durrësit

Mes të arrestuarve 6 janë zyrtare të kësaj bashkie ndërsa pjesa tjetër të kompanisë fituese.

Trupa gjykuese ka vendosur  “arrest në burg” për shtetasit: Patriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja, Adriatik Velaj, Muhamed Likaxhiu, Artan Taho, Riza Sulaj, Albion Bushi.

Ndërsa në burg nga firma private janë lënë Albjon Bushi dheRiza Sulaj.

“Arrest në shtëpi” është dhënë për shtetasen Lulzime Rami dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasen Elona Rami.

Seanca filloi në orën 08:30 të mëngjesit të sotëm, 31 tetor dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Operacioni i SPAK u zhvillua më 29 tetor 2021. Sipas Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion që ka ndjekur hetimin, zyrtarët e bashkisë së Durrësit dhe punonjësit e kompanive private kanë manipuluar garën për tenderin me vlerë të fondit limit prej 7.083.000 lekë në periudhën Maj-qershor 2020.

Sipas Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion që ka ndjekur hetimin, zyrtarët e bashkisë së Durrësit dhe punonjësit e kompanive private kanë manipuluar garën për tenderin me vlerë të fondit limit prej 7.083.000 lekë në periudhën Maj-qershor 2020.

Mes të arrestuarve është edhe Patriot Beqaraj, ish-Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në cilësinë e anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që dyshohet se ka favorizuar dy kompani për shpalljen e fituesit.

Adriatik Velaj, drejtori i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri Durrës, i cili ishte anëtar i grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit.

Ndërsa Tenderi mban firmën e Emiriana Sakos, e cila aktualisht është kryetare në detyrë e Bashkisë së Durrësit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular