BallinaKryesoreBasha apo Berisha? Vokshi: Duhet të mblidhet Kuvendi i PD-së

Basha apo Berisha? Vokshi: Duhet të mblidhet Kuvendi i PD-së

Deputetja demokrate Albana Vokshi e ftuar mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC” u shpreh pro kërkesës së Sali Berishës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Vokshi tha se është për respektimin e statutit të partisë.

Unë jam për respektimin e procedurave, statutit, në këndvështrimin tim është çështje shumë e rëndësishme sepse nëse nuk zbatohet statuti atëherë përse duhet t’i kërkojmë qeverisë të zbatojë Kushtetutën.

Anëtarësia ka të drejtë të mbledhë Kuvendin, ¼ e anëtarëve të Kuvendit, në cdo kohë që kërkojnë. Nuk duhet miratimi i Kryesisë.

Është një hap përpara për respektimin dhe demokratizimin e partisë. Që kur Basha publikoi vendimin (për përjashtimin e Sali Berishës) e kam thënë mendimin tim se duhen respektuar forumet, mendimi i tyre” tha ajo.

Sali Berisha nuk e ka fshehur ambicien duke deklaruar hapur se do të kandidojë për t’u rikthyer në krye të PD-së. Por a e mbështet Vokshi një rikthim të Sali Berishës? “Është anëtarësia që vendos, jo Albana” tha ajo.

Deputetja demokrate sot u përfshi në debat me ministren Ogerta Manastirliu në Komisionin e Shëndetësisë, të cilin e drejton. Mbrëmjen e sotme Vokshi tha se SPAK ka filluar hetimet për kontratat sekrete në periudhën e pandemisë.

Në SPAK së pari unë kam denoncuar kontratat sekrete nëse mbani mend janë bërë një sërë kontratash sekrete për blerje mjetesh, etj.

Në dijeninë tonë SPAK ka filluar hetimet për kontratat sekrete. Edhe kontrata e respiratorëve është shkelur me të dyja këmbët. Denoncimet do të vazhdojmë t’i ndjekim. Por dosjet ende “flenë” në sirtarët e SPAK-ut” tha deputetja demokrate./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular