BallinaKryesoreDha dorëheqjen pas humbjes, Zaev anulon pjesëmarrjen për “Open Ballkan” në Serbi

Dha dorëheqjen pas humbjes, Zaev anulon pjesëmarrjen për “Open Ballkan” në Serbi

Zoran Zaev ka anuluar pjesëmarrjen në takimin e Beogradit për nismën e “Open Ballkan”. Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për “ABC”.

“Për shkak të situatës së vazhdueshme politike në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale. Kryeministri Zoran Zaev ka anuluar pjesëmarrjen në takimin në Beograd” tha zëdhënës i Zoran Zaev, Leon Bakraceski për gazetaren e “ABC” Linda Karadaku.

Zoran Zaev pas humbjes së zgjedhjeve lokale dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Samiti do të mbahet në Serbi në datat 3 dhe 4 nëntor, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në takimin e radhës për “Open Ballkan” palët, tashmë pa Zoran Zaev pritet që të diskutojnë për hapat e mëtejshme që pritet të ndërmerren në kuadër të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave mes vendeve.

E ndërsa Kosova e ka refuzuar këtë projekt të nisur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia, nuk dihet nëse do të ketë përfaqësues nga Bosnja dhe Mali i Zi./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular