BallinaKryesorePreç Zogaj: Berisha nuk ka tagër të shpallë datën e Kongresit, po...

Preç Zogaj: Berisha nuk ka tagër të shpallë datën e Kongresit, po përgënjeshtron foltoren. Po nxiton që ta ketë PD-në parzmore përballë SHBA-ve

Analisti Preç Zogaj ka dhënë opinionin e tij në RTSH në lidhje me shpalljen në Lezhë nga Sali Berisha të 11 dhjetorit të këtij viti si data kur do të mbahet Kongresit të Jashtëzakonshëm të PD-së për shkarkimin e Lulzim Bashës.

“Me çfarë tagri? Cili është funksioni i tij?-tha Zogaj. “E dinë të gjithë se Berisha është  ish kryetar i PD-së. Ish kryetari i PD-së nuk mund të shpallë datën e mbajtjes së një Kongresi të PD-së. As kryetari i zgjedhur me parimin një anëtar një votë që është Basha nuk mund të  shpallë mbajtjen e Kongresit jashtë procedurave strikte të statutit të Partisë. Përndryshe partia do të katandisej në xhungël, në rrumpallë. Verifikimi  në forumet legjitime të partisë i firmave të anëtarëve që kërkojnë thirrjen e një kongresi të jashtëzakonshëm është hapi i parë  drejt mbajtjes së një Kongresi”.

“Duke injoruar këtë procedurë, vijoi Zogaj, Berisha përgenjështron  përsëri vetveten  dhe foltoren e tij. Ndërsa ka  ngritur një furtunë me parullën e mbrojtjes së statutit  të PD-së,  e shpëfill dhe e shkel atë statut pa u menduar dy herë  duke shpallur si nga maja e Olimpit një datë kongresi.

Berisha e di këtë, ai tradhton një nxitim, një garë me kohën, për tu zgjedhur sa më parë kryetar i PD-së me synimin që ta ketë  partinë një parzmore përballë SHBA që e ka shpallur non grata”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular