BallinaKronikeVIDEO/Vrasja e ish-policit në Laç, ja si iu bë atentat një vit...

VIDEO/Vrasja e ish-policit në Laç, ja si iu bë atentat një vit më parë djalit të tij bashkë me familjen

Ish-polici Xhelal Reçi u ekzekutua më armë zjarri mëngjesin e sotëm pranë një banke në Laç, por mësohet se atentat një vit më parë i është bërë edhe djalit të tij, Besnik Reçit.

Besnik Reçi ishte bashkë me familjen në makinë, gruan dhe dy fëmijët e mitur, kur u qëllua nga dy persona me motor.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15.08.2020, në lagjen ‘’Xhenjo’’Lezhë, në rrugën Lezhë-Shëngjin.

Një motor ndoqi automjetin e Besnik Reçit, duke e qëlluar tre herë. Plumbat e kanë tejshpuar mjetin, por fatmirësisht nuk kanë plagosur personat që ishin brenda.

Autorët e atentatit nuk janë identifikuar as sot.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular