BallinaAktualitetZgjedhjet lokale ndryshuan hartën politike tek shqiptarët në Maqedoni

Zgjedhjet lokale ndryshuan hartën politike tek shqiptarët në Maqedoni

Zgjedhjet lokale të 31 tetorit ndryshuan hartën politike shqiptare në vend. BDI-ja humbi Tetovën pas dy mandateve, ndërsa ruajti Kërçovën, Strugën dhe Çairin edhe për një mandat.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se partia e tij është fituese në kampin politik shqiptar, duke mos dhënë koment për humbjen e Tetovës, e cila njëherësh paraqet edhe bastionin e Integristëve

“Dua të falënderoj të gjithë votuesit, elektoratin e BDI-së, të gjithë shefat e shtabeve, shtabin qendror, të gjithë kryetarët e degëve dhe këshillave vendor, për punën e tyre të palodhshme që ata kanë bërë që ky proces të jetë i palodhshëm si në rrethin e parë ashtu edhe në të dytin”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Bilall Kasami fitoi Tetovë duke e kthyer atë në bastion të Lëvizjes Besa, e cila e para doli edhe në Zhelinë. Kasami tha se në zgjedhjet e ardhshme, Besa do të jetë parti përfaqësuese për shqiptarët. Duke folur për kalkulimet mbi shumicën e re parlamentare, Kasami tha se ajo është stabile dhe funksionale.

“Vlerësoj se janë zgjedhje lokale dhe është rezultat që ka të bëj me kandidaturat që kanë qenë lokale”, tha Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fituan Gostivarin dhe Vrapçishtin. Kandidati i opozitës shqiptare fitoi me një dallim të thellë kundër kandidatin e tij Nevzat Bejta të BDI-së. Sekretari i përgjithshëm i ASH-së Arben Taravari paralajmëroi shumicë të re parlamentare.

“Mendoj që prej nesër do të nisim negociatat për Qeverinë e re. Kjo shumicë qeveritare LSDM-BDI nuk ka më kredibilitet tek popullata”, u shpreh Arben Taravari, Sekretar i përgjithshëm i ASH-së.

Nga zgjedhjet lokale të 17 dhe 31 tetorit, shumicën e komunave e fitoi BDI, opozita shqiptare dhe partia e Kasamit fituan nga dy komuna, ndërsa PDSH-ja fitoi një komunë./ Alsat

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular