Shemsi Prençi beson se ekzekutimi i Xhelal Reçit në Laç është bërë nga vrasës me pagesë.
Prençi deklaroi në emisionin “Breaking” në Top News, se ish-polici 60 vjeçar u vra teksa po hapte biznesin e tij, ndërsa autorët ishin të maskuar.
“Mënyra sesi është bërë ekzekutimi teksa ai po hapte biznesin. Pista më e mundshme është se Xhelal Reçi është ekzekutuar me pagesë. Kjo është një teknike e njohur në Shqipëri.
Policia duhet të ndryshojë strategji. Duhet ndryshuar strategjia e policimit. Krimi ka marrë “superxhiro””, tha ai.
Sipas Prençit, djali i të ndjerit Xhelal Reçi, nuk rezulton i skeduar si kontigjent kriminal.
“Xhelal Reçi nuk ka qenë njeri me tendenca kriminale. As djali i të ndjerit nuk rezulton i skeduar si kontigjent kriminal”, tha Premçi.
Por si mund të goditet krimi? Shemsi Prençi thotë se duhet policia duhet të jetë e pandikuar nga politika. Sipas tij, nevojitet një pakt mes palëve.
“Kriminaliteti nuk ka ngjyrë, ndaj edhe policia duhet të jetë e pandikuar nga politika. Mjafton të ketë vullnet politik dhe krimi zhduket. Duhet të depolizitohet kupola drejtuese e policisë.
Këtu jetën të sigurtë e kanë vetëm personalitetet e larta shtetërore, që ruhen nga garda e Republikës, që iu ruajnë shtëpiat kudo ku i kanë. Kjo në fakt është në shkelje të ligjit, pasi Garda duhet të ruajë vetëm një banesë”, tha Prençi