BallinaKronike"U ekzekutua nga vrasës me pagesë"/ Shemsi Prençi "zbardh" vrasjen e ish-policit:...

“U ekzekutua nga vrasës me pagesë”/ Shemsi Prençi “zbardh” vrasjen e ish-policit: Djali i viktimës…

Shemsi Prençi beson se ekzekutimi i Xhelal Reçit në Laç është bërë nga vrasës me pagesë.

Prençi deklaroi në emisionin “Breaking” në Top News, se ish-polici 60 vjeçar u vra teksa po hapte biznesin e tij, ndërsa autorët ishin të maskuar.

“Mënyra sesi është bërë ekzekutimi teksa ai po hapte biznesin. Pista më e mundshme është se Xhelal Reçi është ekzekutuar me pagesë. Kjo është një teknike e njohur në Shqipëri.

Policia duhet të ndryshojë strategji. Duhet ndryshuar strategjia e policimit. Krimi ka marrë “superxhiro””, tha ai.

Sipas Prençit, djali i të ndjerit Xhelal Reçi, nuk rezulton i skeduar si kontigjent kriminal.

“Xhelal Reçi nuk ka qenë njeri me tendenca kriminale. As djali i të ndjerit nuk rezulton i skeduar si kontigjent kriminal”, tha Premçi.

Por si mund të goditet krimi? Shemsi Prençi thotë se duhet policia duhet të jetë e pandikuar nga politika. Sipas tij, nevojitet një pakt mes palëve.

“Kriminaliteti nuk ka ngjyrë, ndaj edhe policia duhet të jetë e pandikuar nga politika. Mjafton të ketë vullnet politik dhe krimi zhduket. Duhet të depolizitohet kupola drejtuese e policisë.

Këtu jetën të sigurtë e kanë vetëm personalitetet e larta shtetërore, që ruhen nga garda e Republikës, që iu ruajnë shtëpiat kudo ku i kanë. Kjo në fakt është në shkelje të ligjit, pasi Garda duhet të ruajë vetëm një banesë”, tha Prençi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular