BallinaKryesoreKy shtet është në kulmin e valës së katërt të pandemisë

Ky shtet është në kulmin e valës së katërt të pandemisë

Kroacia është në kulmin e valës së katërt të pandemisë. Këtë e tregojnë shifrat. Në 24 orët e fundit Kroacia regjistron një rekord negativ ditor me 4 573 raste të reja dhe 41 vdekje nga COVID.

Numri i viktimave dhe rasteve të rënda mbetet megjithatë dukshëm më i ulët se rekordet e dhjetorit në vitin 2020 kur kishte 97 vdekje në një ditë.

Megjithatë kjo valë e katërt të pandemisë po i afrohet shifrave të dhjetorit 2020. Por pavarësisht përkeqësimit të situatës shëndetësore, qeveria ka përjashtuar çdo lloj të ri bllokimi dhe kufizimesh.

Deri më tani vetëm 56 për qind e të rriturve e kanë përfunduar ciklin e vaksinimit, e barabartë me 47 për qind të të gjithë popullsisë së katër milionë banorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular