BallinaKryesoreProvokon Ministri i Brendshëm i Serbisë: Për t’u kthyer në Kosovë s’na...

Provokon Ministri i Brendshëm i Serbisë: Për t’u kthyer në Kosovë s’na duhet ndihma e rusëve, mjaftojnë…

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka thënë se ka informacione që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës.

Sipas disa informacioneve që unë i kam, me dijeninë e Vuçiqit dhe të Vulinit janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës dhe në krye të këtij grupi është gjenerali Dikoviq – ku sipas detyrave që ai i ka, nëse ndodh një destabilizim në Bosnjë automatikisht njësoj do të fillonte edhe në veri të Kosovës dhe qëllimi final i Serbisë është që ta bëjë ‘Serbinë e Madhe’”, deklaroi Kastrati në “KlanKosova”.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili tha se Serbia është mjaftueshëm e fortë për t’u kthyer në Kosovë, edhe pa ndihmën e Rusisë.

“Kur frika dhe ndërgjegjja e papastër u flasin shiptarëve (sq.red / ‘šiptari’ – term ofendues për shqiptarët që e përdor vazhdimisht ministri Vulin), ata zakonisht lëshojnë thashetheme për agresionin serb dhe rrezikun rus dhe fillojnë të ankohen se sa i rrezikshëm është Vuçiqi, kurse Serbia është e madhe. As presidenti Vuçiq dhe as unë nuk jemi duke përgatitur ose kërkuar vullnetarë rusë”, tha Vulini, raporton “Beta”.

“Nëse Serbia dëshiron të kthehet me forcë në veri dhe jug të Kosovës dhe Metohisë, nuk do t’i duhen rusët ose të huajt, mjaftojnë serbët e lindur në Kosovë dhe Metohi. Shiptarët u bindën për këtë kur dërguan forca speciale arrogante në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe të përulur dhe të frikësuar u tërhoqën në jug”, tha ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin.

“Thashethemet e shiptarëve për rusët në veri të Kosovës dhe Metohisë duhet të shërbejnë si arsye që NATO-ja të ngrejë armët edhe një , në mënyrë që të bëjë një luftë që vetë shiptarët nuk mund ta fitonin kurrë, ashtu siç nuk mundën të ndërtonin as një shtet vetë.

Nëse forcat e Perëndimit kanë kokat e qytetarëve të tyre për të çuar dëm dhe dëshirën për të bërë luftëra shiptare, ne serbët nuk kemi kokat e fëmijëve tanë për të humbur. Vuçiqi është i vetmi lider në Ballkan që kujdeset më shumë për paqen sesa për të ardhmen e tij politike, por kjo është forca e tij, jo dobësia e tij”, tha Vulini./Zëri/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular