BallinaUncategorized"Zgjidhni vetë cilin të vras"/ Historia e Altin Dardhës me 2 vëllezërit,...

“Zgjidhni vetë cilin të vras”/ Historia e Altin Dardhës me 2 vëllezërit, si mori hak pasi babai i tyre i nxori syrin “mbretit” të Beratit

Gazetari Ferdinand Dervishi ka sjellë në emisionin “Opinion” një nga krimet e rënda të famëkeqit Altin Dardha. Ai ka sjellë historinë e dy vëllezërve, të cilëve Altin Dardha u ka kërkuar të zgjedhin vetë se cili do të vdesë.

Dervishi ka treguar edhe një moment, kur rastësisht i ka ndodhur të shohë në rrugë Altin Dardhën

“E kam parë në një moment kur ka qenë me Kadillakun tij të famshëm që ngiste vetë, me automatikun me tre karikatorë të vendosur tytën tek pasqyra e kromuar”, tha Dervishi.

“ Historia e vëllezërve ka këtë ngjarje: Në ‘95 babai i atyre, që këta dolën ta grabisin, i qëlloi me çifte dhe i nxori syrin Altin Dardhës. Ai nuk ja harronte këtë. Dhe çfarë ndodh? Në ‘97 kur ky bëhet mbret i Beratit dikush vete i thotë: Këta dy djemtë e atij që të qëlloi ty i ke në Pazar. Kishin dalë të shisnin presha ata, se atje në fshat ku ishin ngujuar kishin ngelur pa bukë.

Ai shkon, i merr, i çon në kala ku çonte viktimat e veta dhe i thotë shumë i qetë, që unë një nga ju do vras dhe zgjidheni ju cili do vdesë. Dhe ata zgjodhën shumë shpejt, ishit e shumë e çuditshme si vendosën aq shpejt, duhej të jetonte ai më i riu”, tha Dervishi.

"Zgjidhni vetë cilin të vras"/ Historia e Altin Dardhës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular