BallinaKronikeAbuzonte prej kohësh seksualisht me të miturën 16-vjeçare/ Bie në pranga 53-vjeçari....

Abuzonte prej kohësh seksualisht me të miturën 16-vjeçare/ Bie në pranga 53-vjeçari. Policia zbardh ngjarjen e rëndë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Libohovë të Gjirokastrës, ku një 53-vjeçar dyshohet të ketë abuzuar me një minorene 16 vjeçe.

Sipas Policisë shtetasi ka përdhunuar të miturën në periudha të ndryshme kohore. 16-vjeçarja ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme.

NJOFTIM

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular