BallinaAktualitetTakimi, drejtori i Policisë së Shtetit zbulon çfarë i kërkoi ambasadores Yuri...

Takimi, drejtori i Policisë së Shtetit zbulon çfarë i kërkoi ambasadores Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Kreu i policisë zbuloi në një deklaratë për mediat pas takimit se i ka kërkuar ambasadores amerikane vijimin e mbështetjes nga agjencitë ligjzbatuese amerikane për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Gledis Nano: 

Zhvilluam një takim me zonjën ambasadore, takimi u krye në kuadër të bashkëpunimit e polica ka me gjithë agjencitë ligjzbatuese të SHBA.

I sigurova që polica do jetë në nivelet më të larta të performances për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Kërkova dhe mbështejen e vazhdueshme që SHBA dhe agjencite ligjzbatuese amerikane mund të japin për policinë. Kjo është një luftë që s’mund të b^het asnjë herë vetëm.

Duke ditur gjithë mbështejen që ne kemi pasur deri tani jam shumë i bindur që bashkë do ia dalim për të pasur rend dhe siguri më tepër në vendin tonë dhe për të mbështetur edhe ne SHBA-të në mbrojtjen e interesave të qeverisë dhe jetës së qytetarëve amerikanë”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular