BallinaKronike"Erdhëm për të ngrënë diçka"/ Tre shqiptarët kapen më 1 milion euro...

“Erdhëm për të ngrënë diçka”/ Tre shqiptarët kapen më 1 milion euro kokainë, ja çfarë i fundosi

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për trafikim të sasive të mëdha të kokainës

Sipas mediave italiane të tre të arrestuarit janë me të shkuar të pastër dhe të gjithë jetojnë në “Tokën e Shqiponjave”. Këtij grupi mësohet se u është kapur një sasi prej 11 kg kokainë e pastër, e paketuar në 11 pako. Mësohet se të arrestuarit janë të moshave 30 deri 40 vjeç dhe u ndaluan në autostradën e Brenner në Verona

Shqiptarët lëviznin me shpejtësi të madhe me dy makina me targa gjermane. Dyshohet se makina e parë verifikonte rrugën, ndërsa e dyta e ndiqte nga pas me ngarkesën e kokainës

Sapo kanë parë policinë, njëra nga dy makinat, ajo me dy nga tre shqiptarët në bord – u zhvendos në korsinë e daljes së autostradës, ndërsa tjetra u zhvendos me shpejtësi drejt jugut.

Pas një ndjekje disa kilometra, dy makinat u ndaluan nga policia dhe shoferi me pasagjerët thanë se erdhën nga Gjermania dhe do hanin diçka në Verona, për t’u nisur më pas për në Bari nga ku më pas do të udhëtonin drejt Shqipërisë.

Një version kontradiktor ka dhënë edhe drejtuesi i makinës tjetër, i cili deklaroi se nuk i njihte dy të tjerët dhe ishte nisur për në Ankona, nga ku edhe ai duhej të nisej për në Shqipëri, por pa pasur asnjë biletë me vete.

Oficerët inspektuan të dyja makinat ku në njërën prej tyre u gjet edhe kokaina e një cilësie tepër të pastër. Vlerësohet se droga, nëse do të kishte dalë në tregun e konsumit, mund të jepte mbi një milion euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular