BallinaPolitikeNjë tjetër deputet do t'i bashkohet 'Foltores' së ish-kryeministrit Sali Berisha

Një tjetër deputet do t’i bashkohet ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha

Deputeti demokrat Belind Këlliçi do t’i bashkohet ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha, duke u bërë kështu ligjvënësi i radhës që i bashkohet kauzës për reformimin e Partisë Demokratike.

Mësohet se mesditën e të dielës lideri historik i demokratëve do të zhvillojë ‘Foltoren’ me të rinjtë e FRPDSH, në Tiranë.

Burime pranë stafit që merret me organizimin e takimeve të ish-kryeministrit Berisha thanë se “të dielën pjesë e këtij takimi pritet të jetë edhe kreu aktual i FRPD, Belind Këlliçi”.

Disa javë më parë disa anëtarë të kryesisë së Forumit Rinor Demokrat i kërkuan zyrtarisht PD të mbledhë Kuvendin Kombëtar dhe të votohej lidhur me vendimin që mori vetë Lulzim Basha, duke përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar.

Edhe në disa qarqe të vendit shumë eksponentë të Forumit Rinor të PD, i janë bashkuar nismës së ish-kryeministrit Berisha.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular