BallinaKryesoreBerisha me të rinjtë: Ne do të përmbysim narkoshtetin e bazuar në...

Berisha me të rinjtë: Ne do të përmbysim narkoshtetin e bazuar në krimin, drogën dhe korrupsionin

Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim me të rinjtë në Tiranë.

Ai  premtoi para të rinjve demokratë se “do të krijojmë më shpejtësi opozitën e vërtetë shqiptare”.

‘Dhe njëlloj si 39 vite me parë nënat dhe baballarët tuaj motrat dhe vellëzërit tuaj më të mëdhenj përmbysen diktaturën komuniste, ne do të përmbysim nërkoshtetin e bazuar në krimin, drogën dhe korrupsionin.

Ne do shembim muret dhe do përmbysim këtë regjim i cili me armik se me këdo tjetër është me të rinjtë shqiptarë.

Ju ftoj ju, çdo vajzë, djalë, çdo të ri të këtij vendi pavarësisht nga bindja politike të mendojë për një moment se çfarë ka bërë kjo narkoqeveri në këto 8 vite. Ajo u ka rezervuar ju vetëm urrjetje. Dhe kjo është realiteti më i trishtë për një shoqëri dhe një vend.

Një nga detyrat më themelore të një shteti është shkollimi juaj. Çfare ka ndodhur?. Një degradim progresiv.

Rreth 700 shkolla janë mbyllur në mbarë Shqipërinë. A e dini ju se po përgjysmohet numri i studentëve.

A e dini ju se ata paguajnë regjistrimin më shume, disa herë më shumë se mesatarja e pagesës së studentëve europianë.

Familjet e studentëve paguajnë sot për studentët shumë më shtrenjtë se çdo familje në Europë.

Ndërkohë që Kosova dhe një numër i madh vendesh kanë zero tarifë.

Këta qeveritarë arrogantë të korruptuar mendojnë vetëm për pasurimin e tyre. Këto ndodhin se kreu i meduzës shpenzon 400 – 500 mijë euro udhëtime me avion personal.

Këto ndodhin se këta ministra tenderojnë punë publike me çmime 8 herë më të larta se sa punët publike me paratë e BE.

Këto ndodhin sepse duke qenë të inkriminuar ata kanë frikë nga ju. Mbyllen universitete më gjatë se gjithe Europa duke thënë “rroftë Covidi”.

Bëjnë gjithçka të tmerruar të fshihen nga ju që të largohen nga ju.

Kjo është ora e juaj, mjerë ata’, tha lideri historik, Sali Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular