BallinaKryesore“Të shtyhet fiskalizimi”, PD mbështet kërkesat e shoqatës së biznesit: Politikat...

“Të shtyhet fiskalizimi”, PD mbështet kërkesat e shoqatës së biznesit: Politikat e qeverisë dhe monopolet po falimentojnë 70% të biznesit të vogël

Partia Demokratike ka shprehur mbështetje për biznesin e vogël, në kërkesën e tij për shtyrje të fiskalizimit dhe mbështetje financiare nga qeveria. Përfaqësuesit e PD në Komisionin e Ekonomisë, Sorina Koti, Emilja Koliqi dhe Arbi Agalliu u takuan sot me përfaqësuesit e Shoqatës së Biznesit të Vogël Albert Nasto dhe Bujar Muço

Ata thanë se, përveç kreditimit, një ndihmë e madhe për biznesin do të ishte shtyrja e fiskalizimit, proces që kushton mesatarisht 1 mijë euro për çdo biznes. “Nuk jemi kundër inovacionit, por është barrë shumë e rëndë dhe proces i ndërlikuar, që i merr kohë biznesit. Ne kërkojmë të shtyhet dhe të shikohet mundësia për një fiskalizim më të thjeshtë dhe me sa më pak kosto”- u shprehën përfaqësuesit e biznesit të vogë

foto galeri foto galeri foto galeri

Ata ia kanë drejtuar këtë kërkesë qeverisë për ta parashikuar në buxhet dhe në paketën fiskale 2022, por deri tani nuk kanë asnjë përgjigje. “Me këtë ritëm, 65-70% e bizneseve do të falimentojnë”, – tha kryetari i shoqatës Albert Nasto, i cili shprehu me shqetësim edhe rritjen e kostove për shkak të monopolizimit të tregut, duke nisur me karburantet.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e PD-së thanë se kërkesat e arsyeshme të biznesit të vogël për të shpëtuar nga falimentimi janë minimale dhe se qeveria duhet ta dëgjojë zërin e biznesit të vogël që mban ekonominë e mijëra familjeve shqiptare. Deputetët e PD në Komisionin e Ekonomisë mbështetën idenë e përfaqësuesve të biznesit të vogël për të protestuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular