Pikërisht atëherë kur duhej, përpara dy sfidave të fundit të Kombëtares, Sikol Cikalleshi rikthehet tek goli. Sulmuesi kuqezi, pasi u prek nga Covid-19, është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe pikë referimi tek Konyaspor duke realizuar një dopjetë në transfertë përballë Goztepe. “Bomberi” kuqezi realizoi golin e parë në minutën e 25-të, duke ndjekur saktë aksion në shtyllën e dytë, ndërsa në minutën e 72-të dyfishojë shifrat.
Ky është një lajm shumë i mirë edhe për trajnerin Edy Reja, me italian i cili beson shumë tek sulmuesi kavajas.