Një super operacion antidrogë është realizuar në Itali, ku raportohet se është sekuestruar 476 kg kokainë, e ndarë në 400 pako
Mediat italiane shkruajne se si rezultat i këtij operacioni ka rënë në pranga një shtetas shqiptar, banues i ligjshëm në Itali.
Mësohet se shtetasi shqiptar i arrestuar është 38 vjeç dhe ishte me dokumenta të rregullta italiane dhe banonte në provincën e Firenzes.
Ai po udhëtontë me kamion ku u pikas nga policia rrugore, e cila ka ndaluar mjetin. Duke qenë se shqiptari është shfaqur i shqetësuar, policia ka ushtruar kontroll dhe ka zbuluar lëndën narkotike.
Nëse droga do të ishte hedhur në treg, vlera e saj kapte vlerën e 45 milionë eurove./