BallinaKronikeAksidenti me dy viktima në Tiranë, dalin emrat e shoferit dhe pasagjerit

Aksidenti me dy viktima në Tiranë, dalin emrat e shoferit dhe pasagjerit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është regjistruar një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave

Për pasojë ka ndërruar jetë njëri nga shoferët i identifikuar si Luan Cenollari dhe pasagjeri Ali Bejo, 69 vjeç. Tashmë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, ku janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin  E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin Luan Cenollari.

Policia ka njoftuar se shoferi i automjetit tjetër është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular