Edhe pse u hap vetëm pak ditë më parë, duket se aksi rrugor nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës do të mbyllet sërish.
Njoftimi vjen nga ARRSH dhe thekson se trafiku do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”
Ky aks rrugor do të jetë i bllokuar për 14 ditë.
Njoftimi i ARRSH:
Në sajë të vazhdimësisë së punimeve në Unazën Lindore, duke filluar që nesër datë 13.11.2021 është i nevojshëm bllokimi i kalimit nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh.
?Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.
?Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut ??
?Janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.
?Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!