BallinaAktualitetVIDEO/Fermerët e Lushnjes ngrihen në protestë, përplasen me policinë. Ja kërkesat...

VIDEO/Fermerët e Lushnjes ngrihen në protestë, përplasen me policinë. Ja kërkesat…

Fermerët e Lushnjes dhe eksportuesit më të mëdhenj në vend kanë dalë në protestë, paraditen e sotme. Sikurse shihet edhe nga pamjet, fermerët kanë dalë në vendin e quajtur rreth rrotullimi i Plugut, në hyrje të qytetit të Lushnjes.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forca të shumta të policisë për të shmangur përshkallëzimin e situatës, ndërsa prezentë duket edhe policia rrugore që po ndihmon në qarkullimin e mjeteve, në mënyrë që të mos paralizohet i gjithi.

Fermerët janë ta pajisur me pankarta ku tregojnë qartë kërkesat e tyre dhe arsyet e kësaj proteste.

“Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg.

-Instrument për formalizim.

-Instrument zhvillimi jo përkrahje sociale.

-Lufton korrupsionin dhe burokracinë

-Stimulon suksesin, lufton parazitizmin

-Garanton efektshmëri të shpenzimit

-Zero kosto implemtimi“, shkruhet në një nga pankartat që fermerët mbajnë në duar.

Ndërkohë që protësta është shoqëruar edhe me tension e përplasje në mes të fermerëve të shumtë por edhe të policsë së madhe në numër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular