BallinaUncategorizedDOKUMENTI/FRPD shpall zgjedhjet për Forumin Rinor, proces paralel me atë të PD

DOKUMENTI/FRPD shpall zgjedhjet për Forumin Rinor, proces paralel me atë të PD

spot_img
spot_img

Një ditë pasi Belind Këlliçi njoftoi zyrtarisht dorëheqjen si kryetar i Forumit Rinor të PD-së, Kryesia e kësaj strukture ka vendosur të shpallë zgjedhjet.

Ky është një proces që do të bëhet paralel me atë të nisur më herët nga Partia Demokratike.

FRPD ka hapur procesin e anëtarësimeve të reja për periudhën 15 nëntor deri në 20 shkurt të 2022.  Kryesia ka vendosur të përpilohet një listë fjale e anëtarësisë së FRPD me të drejtë vote, jo më parë se 30 ditë nga mbyllja e procesit të anëtarësimeve.

Kalendari zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri në nivel dege dhe qendror duhet të jetë hartuar jo më vonë se më 30 mars 2022.

Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari është autorizuar që të ngrejë grupin e punës që do të drejtojë procesi e anëtarësimeve të reja në forum, si dhe për të ngritur Komisionin Zgjedhor Qendror të FRPD.

Kujtjojmë që kryedemokrati Lulzim Basha shpalli zgjedhjet e reja për kreun e FRPD, proces kundër të cilit doli kundër Belind Këlliçi.

Ky i fundit deklaroi se vendimi i Bashës është nul dhe i pabazuar në statutin e partisë. Kreu i FRPD iu bashkua foltores së mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha në Tiranë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular