Biznesmeni Rezart Taçi ka reaguar për herë të parë pas shpalljes në kërkim nga SPAK. Në një lidhje ekskluzive për emisionin “Zona Zero” në Top News, Taçi deklaroi se është i pafajshëm.
Sipas tij bëhet fjalë thjesht për hapjen e një llogarie bankare, nder që ia ka kërkuar një mik i tij.
“Disa muaj më nëpërmjet një mikut tim më kontakton dhe më kërkon një favor që t’i hap një llogari në shqipëri. I thashë shko në Shqipëri dhe hape llogarinë. Këtu fillon dhe mbaron roli im. Nuk e kuptoj se ku është vepra penale.
Personi më është prezantuar nga një mik i imi. Nuk kam asnjë bashkëpunim me një strukturë të organizuar kriminale. Thjesht i kam thënë shko në Shqipëri dhe hap llogarinë. Si mund të organizohen për strukturë kriminale, dy të shoqëruarit nga policia. Nuk ka vepër penale. Jam i shokuar, jam pa fjalë. Më shpallën në kërkim vetëm se dikush më mori në telefon. Kjo është në vazhdën e persekutimit”, tha Rezart Taçi.