BallinaAktualitetU shpall në kërkim nga SPAK, reagon Rezart Taçi: Jam i shokuar

U shpall në kërkim nga SPAK, reagon Rezart Taçi: Jam i shokuar

Biznesmeni Rezart Taçi ka reaguar për herë të parë pas shpalljes në kërkim nga SPAK. Në një lidhje ekskluzive për emisionin “Zona Zero” në Top News, Taçi deklaroi se është i pafajshëm.

Sipas tij bëhet fjalë thjesht për hapjen e një llogarie bankare, nder që ia ka kërkuar një mik i tij.

“Disa muaj më nëpërmjet një mikut tim më kontakton dhe më kërkon një favor që t’i hap një llogari në shqipëri. I thashë shko në Shqipëri dhe hape llogarinë. Këtu fillon dhe mbaron roli im. Nuk e kuptoj se ku është vepra penale.

Personi më është prezantuar nga një mik i imi. Nuk kam asnjë bashkëpunim me një strukturë të organizuar kriminale. Thjesht i kam thënë shko në Shqipëri dhe hap llogarinë. Si mund të organizohen për strukturë kriminale, dy të shoqëruarit nga policia. Nuk ka vepër penale. Jam i shokuar, jam pa fjalë. Më shpallën në kërkim vetëm se dikush më mori në telefon. Kjo është në vazhdën e persekutimit”, tha Rezart Taçi.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular