BallinaAktualitetAtentati me dy të vdekur në Tiranë, reagon PD: Qeveria s’ka as...

Atentati me dy të vdekur në Tiranë, reagon PD: Qeveria s’ka as fuqi e as dëshirë të përballet me krimin, janë ortakë,

Partia Demokratike ka reaguar përmes deputetit Ervin Salianji pas atentatit me dy të vdekur në Tiranë, që trrorizoi jo pak qytetarët

Salianji, shkruan se është bërë thuajse e përditshme situata e pasigurt në vend, ku qytetarët ndeshen me breshëri të plumbave në orare ku zonat janë tepër të populluara. Ai shton më tej se qeveria nuk ka fuqi e dëshirë të përballet me krimin, duke aluduar se ata janë ortakë.

Postimi i Salianjit:

Sot thuajse si përditshëm kërciti automatiku në orën me më shumë levizje, breshëritë e plumbave po zbrazen kudo, në mes të qyteteve, në zonat më të populluara dhe pa kursyer askënd dhe pa ju dridhur dora para askujt! Krimi është trimêruar dhe po bën kërdinë me eleminime të tipit mafioz, vrasje, grabitje, drogë, dhunë, vjedhje…
Për fat të keq siç e kemi paralajmëruar krimi pjell krim, perdorimi i bandave në zgjedhje praktikisht është dorezimi i territorrit dhe sovranitetit ne duart e tyre! Qeveria as nuk ka fuqi as nuk ka dëshirë të përballet me krimin, ata janë ortakë, ata duhen zhdukur njësoj si e keqe e madhe për çdo familje, për çdo qytetar!

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular