BallinaKryesoreBujar Leskaj në promovimin e librit të Dr. Tahsin Jonuzi "Topografia dhe...

Bujar Leskaj në promovimin e librit të Dr. Tahsin Jonuzi “Topografia dhe rrjeta e rrugëvet të Shqipnis në kohët e vjetra”

Nga Bujar Leskaj

Pata nderin të merrja pjesë në promovimin e librit të njërit prej intelektualëve më të shquar vlonjatë, të martirit të Luftës së Dytë Botërore, dr. Tahsin Jonuzi: “Topografia dhe rrjeta e rrugëvet të Shqipnis në kohët e vjetra”.
Promovimi i librit, i cili në fakt është disertacioni, me të cilin dr. Tahsin Jonuzi, pasardhës i familjeve të shquara atdhetare vlonjate dhe paraardhës e prind i fëmijëve të mrekullueshëm, i Piktorit të Popullit, Nderit të Kombit, Nestor Jonuzi, mbrojti doktoraturën në Universitetin e Innsbruck-ut në moshën 25 vjeçare.
Në përshëndetjen time theksova se dr. Tahsin Jonuzi kishte pasur një jetë shumë interesante.
I lindur në Vlorë më 10 mars 1912, pinjoll i një familjeje të njohur qytetare vlonjate, djalë i filantropit të shquar Musa Jonuzi dhe më pas dhëndërr i kryebashkiakut të Vlorës, Ibrahim Avdullahu, kryen studimet e larta në Innsbruck të Austrisë në Universitates Leopoldino Franciscea, me titullin (Profesor. Doktor).
Diplomohet në moshën 20 vjeçare për filozofi në universitetin e Innsbruck. Në moshën 25 vjeçare mbron doktoraturën në po këtë universitet.
Në vitin 1937 ky atdhetar i madh kthehet në Vlorë për të vazhduar kontributin për shkencën shqiptare. Punoi si arkeolog në Apoloni dhe ishte drejtori i Institutit Tregtar Vlorë si dhe drejtor i gërmimeve arkeologjike të Apolonisë.
Si patriot i vërtetë shqiptar dhe duke qenë se familja Jonuzi ishte me bindje të thella antifashiste, u burgos dhe u internua së bashku me 1265 shqiptarë të tjerë në kampet e përqendrimit nazist (Mauthausen /Austri) ku si pasojë gjeti dhe vdekjen ne dhomat e gazit më 15 dhjetor 1944.
Ai ishte njëri nga njerëzit e shquar të dijes shqiptare, i cili në plejadën e nxënësve dhe studentëve që studiuan dhe u diplomuan jashtë vendit. Natyrisht jeta dhe vepra e dr. Tahsin Jonuzit dëshmojnë se ai iu imponua kohës. Dr. Tahsin Jonuzi e tejkaloi vetveten, tejkaloi profesionin për të prekur realitetin social, atë kulturor, historik dhe filozofik të kohës.
Pa diskutim që ky libër, ky disertacion shkencor, punuar dhe paraqitur 85 vite më parë, nga dr. Tahsin Jonuzi, është një homazh mirënjohjeje e vlerësimi jo vetëm për autorin, familjen e tij e intelektualët e qytetarinë vlonjate, por edhe respekt për gjithë ata shqiptarë që përfunduan në kampet nazizte të shfarosjes, Mat’hauzen apo Aushvic.
Meritë të veçantë për botimin e këtij libri dhe organizimin e promovimit ka mbesa e tij, Aulona Jonuzi.
Ky disertacion është përkthyer mjeshtërisht nga Albert Gjoka dhe Frida Vokopola Gjoka.
Libri shoqërohet me një parathënie të profesor Përparim Kabo.
Me mjaft interes u prit fjala e akadamikut Përparim Kabo, përkthyesve Albert Gjoka dhe Frida Vokopola Gjoka, akademikut Pëllumb Xhufi.
Studiuesi Bardhosh Gaçe foli për jetën dhe veprimtarinë e dr. Tahsin Jonuzit. Rektori i universitetit të Vlorës Roland Zisi, Prof. Nevila Nika, vlerësuan këtë aktivitet kaq të veçantë, duke pasur si kryefjalë të fjalës së tyre faktin se ky libër është një pasuri e vërtetë, jo vetëm për promovimin e intelektualit të shquar e martir, Tahsin Jonuzi, por edhe për mendimin shkencor shqiptar në fushën e topografisë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular