BallinaKryesore“PD ka rrahur themeluesit, Cekën, Zogajn e Imamin si dhe ka manipuluar...

“PD ka rrahur themeluesit, Cekën, Zogajn e Imamin si dhe ka manipuluar zgjedhjet”-Gjekmarkaj: Për këto të kërkojë falje edhe Basha! Kuvendi i 18 dhjetorit shans për bashkim

Burime nga PD bëjnë me dije për “Panorama.al” se në fjalën e mbajtur në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë deputeti Agron Gjekmarkaj e ka konsideruar Kuvendin e 18 dhjetorit si mundësinë që të mundet përçarja dhe që t’i jepet një shans bashkimit.

Pasi dëgjoi shqetësimet e Vokshit për “dhunën psikologjike ndaj drejtuesve lokalë të lidhjes së gruas”, Gjekmarkaj solli në vëmendje se “dajaku ka qenë instrument komunikimi i kësaj partie!”.

Gjekmarkaj tha se PD ka rrahur themeluesit e saj, opozitën dhe ka manipuluar zgjedhjet dhe për këto duhet të kërkojë falje edhe Lulzim Basha.

Sonte është një natë reflektimesh ! Mbajta shënime kur folën kolegët ! U tha këtu që kriza filloi se humbëm zgjedhjet ! Nuk është kështu ! Ne patëm një kongres në korrik që për mua mbetet një kujtim i shëmtuar ! Duke filluar nga fjalimi i Zotit Basha dhe i të gjithëve ju me radhe! Fjalime propagandë, të gjithë ju u iket problemeve qe trashëgonim, qe e gjitha një fasade hipokrizie ! A e dini pse? Sepse ju mendonit që Basha dhe Berisha janë bashkë gjithmonë dhe patë interesat tuaja ! Jua thashë disa miqve si folët kësisoj? Qeshnin! Ja thashë Flamurit para RTSH -” e shkatërrove armikun me atë fjalim” ! Qeshëm të dy.  Foli vetëm Mark Marku, ju tha të vërteta të rënda. Heshtët.

E mbështeta vetëm unë me shkrime. Pas datës 9 Shtator ndryshoi gjithçka. Filluan problemet e statutit, filloi kriza. E nisi Sali Berisha për arsye personale. Mua nuk do më dëgjoni kurrë duke share Sali Berishën  konsideroj personalitet politik me shqisa unike por gjykim kam. Ai e di qe nuk e fiton betejën me SHBA dhe ka filluar betejën me Lulzim Bashën. Ndaj duke parë këtë kontekst moral vendosa te marr ane dhe të mbështes zgjedhjen e Bashës. Dëgjova zonjën Vokshi të flasë për dhune psikologjike ndaj drejtueseve lokale të lidhjes se gruas ! Nëse kjo ndodh është turp shume turp! Por le ta themi një gjë -Dajaku ka qene instrument komunikimi i kësaj partie!”, tha Gjekmakraj.

Ndër të tjera deputeti demokrat ka bërë thirrje për rindërtim të PD-së, që të mos jetë më një parti e lidershipit, por e gjithë anëtarësia të jetë aksioner në të.

Kjo parti ka rrahur themeluesit e vet, Neritan Cekën, Preç Zogajn, Arben Imamin , ka rrahur opozitën dhe ka manipuluar zgjedhjet, ka rrahur të persekutuarit ndaj duhet te ndahemi nga çdo forme dhune. Lulzim Basha nëse është burrë të kërkoje falje edhe për këto. U fol për emërimet e Kryesisë. Për mua kjo është një turp. Për çdo gjë duhet garë, për të gjithë, kuptimi është një gjë e shpifur. Tani të flasim për Kongresin. Po ky kuvend është një legjitimim i Foltores. Jam i sigurte qe nuk do bëhej kurrë nëse nuk do ishte ky presion dhe kjo krize. Ky kongres është legalizim i krizës dhe dëshirës suaj. Berisha e vendosi vete datën 11 nuk pyeti asnjeri. PD mund të ketë organe te këqija, kryetar me probleme , Kryesi të paaftë por ama këto kemi dhe këto po e legalizojnë kongresin. Hajdeni të mblidhemi te gjithë! Ta bëjmë atë të vërtete! Ta rindërtojmë PD-ne. Mos te jete me një parti e lidershipit, por e të gjithë anëtarëve të jenë aksioner në të. Kjo parti tu kërkojë falje intelektualëve qe i zboi vit pas viti. Kjo parti ta përbuzë më në fund banalitetin dhe statusin e idiotit kaq prodhimtar ne PD. Duhet një kongres i vërtetë ku të gjithë asetet e saj të jenë aty. Albana mikja ime thotë uaaa Basha fyeu Doktorin po se dëgjon Doktorin se çfarë thotë për Bashën dhe tjerët! Sado që e çmojmë Sali Berishën , njeri si ne është dhe ai, njerëz me gjak jemi dhe ne! Po miq jemi ne krize të rëndë madje. Kongresi i datës 18 është mundësia që të mundim përçarjen dhe t’i japim një shans bashkimit. Ne rastin më të mirë konflikt me SHBA është folklor në rastin më të keq e dini vete”, shtoi deputeti demokrat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular