8-vjeçari i vrarë nga Klodian Çalamani ishte nipi i Florian Vasiut, me të cilin 15 vite më parë kishin rrëmbyer dhe torturuar për 20 minuta një 16-vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi.
“Lajmin e mësova nga administratori i qendrës . Pak minuta me vonë është shfaqur në ekranet e TV. Është një tragjedi e vërtetë, në ka lënë pa fjalë. jemi munduar të mësojmë hollësi të kësaj ngjarje. Nuk ka asgjë që të mund të justifikojë. Autori i ngjarjes ka pasur histori disa vite më parë, por nuk mendoj të kenë lidhje. Në atë ngjarje ndoshta ka qenë me xhaxhain që ka dhunuar, janë me të njëjtin mbiemër. Kjo e bën akoma më shumë enigmatike ngjarjen dhe shton pyetjen përse duhet të arrinte deri këtu”, ka thënë Subashi për News 24.
Kjo deklaratë e kryebashkiaikut të Fierit shton akoma më tepër misterin, se pse është kryer një vrasje e tillë, mbase mund të mendohet se autori i krimit të sotëm, Klodian Çalamani mund ta ketë kryer për ndonjë hakmarrje.
Klodian Çalamani ka rrëmbyer dhe më pas ka vrarë e groposur në oborrin e banesës së tij, fqinjin vetëm 8 vjeç. I mituri është parë së fundmi duke qarkulluar me biçikletën e autorit të vrasjes, e sot teksa ishte nisur për në shkollë, nuk kishte shkuar kurrë në destinacion.
Deklarata e Subashit
Lajmin e mësova nga administratori i qendrës . Pak minuta me vonë është shfaqur në ekranet e TV. Është një tragjedi e vërtetë, në ka lënë pa fjalë. Jemi munduar të mësojmë hollësi të kësaj ngjarje. Nuk ka asgjë që të mund të justifikojë. Autori i ngjarjes ka pasur histori disa vite më parë, por nuk mendoj të kenë lidhje. Në atë ngjarje ndoshta ka qenë me xhaxhanë e djalit që ka dhunuar dhe ka vrarë sot, janë me të njëjtin mbiemër, Vasiu. Kjo e bën akoma më shumë enigmatike ngjarjen dhe shton pyetjen përse duhet të arrinte deri këtu? Nuk kemi pasur asnjë informacion apo një sinjal më të vogël që ai të kryente veprime të tilla në lagjen ku banonte apo fshatin e vet. Nuk ka qenë pjesë e skemë së ndihmave. I ati i tij ka ndërruar jetë, e ëma e tij është martuar diku larg Fierit dhe në këto kushte i është të përballojë jetën në këto kushte. Më kanë thënë që për disa muaj ka punuar në zonë e Tepelenës, dhe shkonte ku të gjente punë. Nuk ka pasur një punë stabël gjatë këtyre 2-3 viteve të fundit. Këto janë raste që mund të ndodhin një herë në shumë vite, këto janë raste të rralla dhe marrin të gjithë vëmendjen e opinionit, dënohen fuqishëm.