BallinaKronikeAksident në Tiranë, 1 mësues e 13 nxënës në spital

Aksident në Tiranë, 1 mësues e 13 nxënës në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Yzberisht ku janë përfshirë një furgon me nxënës dhe një makinë tjetër. Policia bën të ditur se 1 mësues dhe 13 nxënës janë dërguar për kontroll mjekësor, por nuk ka të lënduar.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Rreth orës 13:40, në Yzberisht, janë përfshirë në përplasje mjeti fugon që transportonte disa nxënës shkolle me drejtues shtetasin A. H me mjetin me drejtues shtetasin D. T.

Si pasojë kanë shkuar për kontroll mjekësor 1 mësuese dhe 13 nxënës, të cilët  fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike nga përplasja e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular