BallinaKryesore“Berisha nuk njeh asnjë institucion ne PD”, Basha flet qartë: Halli i...

“Berisha nuk njeh asnjë institucion ne PD”, Basha flet qartë: Halli i Sali Berishës është ta kthejë PD në mburojë përballë SHBA

Berisha nuk njeh asnje institucion ne PD”, Basha flet qarte: Halli i Sali Berishes eshte ta ktheje PD ne mburoje te veten perballe SHBA

Kryetari i PD Lulzim Basha ngriti me kryetaret e degeve te PD shqetesimi per qendrimet antistatutore të Sali Berishes, per të cilin tha se “nuk njeh asnje institucion te PD, nuk njeh asnje vendimmarrje.” Basha u shpreh i vendosur per te mos lejuar qe keto kushte te krijuara te çojne PD ne izolim, ta bunkerizojme ate apo ta kthejnë në mburoje te interesave personale. “Kjo histori e perdorimit te demokratëvë si mburoje e interesave personale te kujdo merr fund njehere e pergjithmone. Kryesia e Partisë Demokratike votoi për mbledhjen e Kuvendit legjitim. Sali Berisha thotë se prap nuk e njeh. Ku qëndron morali i statutit që me forcë ngre Sali Berisha? Cfarë po kërkon ai? Sali Berisha nuk e ka hallin te statuti Ai nuk njeh asnjë strukturë të Partisë, sepse qëllimi i tij është që partia të shndërrohet në një mburojë të tij përballë Shteteve të Bashkuara. “ tha Basha.

Basha e perforcoi argumentin se Sali Berisha e kishte justifikim nisjen e foltores me qendrimin se vendimi per te nuk ishte marre nga forumet. “Pse nuk e përmend më Sali Berisha faktin me të cilin nisi foltoren, sepse nuk u votua në Kryesi? Sepse ky ishte një justifikim. Ja ku është vendimi i Kryesisë me 28 vota pro për mbledhjen e Kuvendit, dhe ai përsëri thotë s”e njoh. Është e qartë se sido që të merrej ai vendim, me cfarëdo votimi, Sali Berisha dëshmon se nuk do ta njihte. Sepse sot ai nuk njeh asnjë organ zyrtar te PD. “

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular