BallinaKronikeKrimi i rëndë në Itali/ Djali 10-vjeçar me origjinë shqiptare, si u...

Krimi i rëndë në Itali/ Djali 10-vjeçar me origjinë shqiptare, si u vra nga babai pas konfliktit për divorcin me nënën e tij

44-vjeçari, Mirko Tonkov me origjinë polake ditën e djeshme u arratis nga spitali Covid, ku kurohej për shkak të infektimit me koronavirus dhe shkoi në banesën ku jetonte ish-familja e tij.

Në momentin që mbërrin në banesë, djali 10-vjeçar Mattias, ka qenë ai i cili ka hapur derën.

Ky ka qenë edhe momenti fatal për vogëlushin pasi babai e ka goditur me thikë në qafë duke e lënë të vdekur në vend. Më pas 44-vjeçari është arratisur. Por pas reagimit të forca të policisë dhe kontrolleve në zona të ndryshme ai ka rënë në prangat e policisë.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Cura di Vetralla, në provincën e Viterbos në Itali, ndërsa mediat italiane kanë publikuar edhe foto e familjes.

Në momentin e krimit, nënë shqiptare Mariola Rapaj 32 vjeç, nuk ishte në banesë. Ajo e gjeti vogëlushin të vdekur dhe të mbuluar në gjak.

Mediat e huaja shkruajnë se Mirko Tonkov, kishte një urdhër që të mos i afrohej familjes, pas konflikteve për divorcin.

6194b3142800003b257ea8ac

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular