BallinaPolitikePS nis punën për ndryshimin e statutit, kush janë 6 të besuarit...

PS nis punën për ndryshimin e statutit, kush janë 6 të besuarit e Ramës

Pavarësisht se statuti i PS-së u ndryshua në kongresin e vitit 2020, socialistët po punojnë për ndryshimin e dokumentit që përcakton rregullat e partisë në pushtet.

Ndryshimet në statut u paralajmëruan muaj më parë nga Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS, e mbajtur pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku shpalli edhe qeverinë e re.

PS në këtë Asamble ndryshoi edhe kryesinë dhe sekretarët e saj. Sot, Blendi Klosi më anë të një postimi në rrjetet socialise shpalli nisjen e punës për ndryshimin e statutit të PS-së.

“Filluam sot procesin e diskutimit në grupin e punës për ndryshime dhe përmirësime në Statutin e Partisë Socialiste . Proces diskutimi i cili po ecën paralelisht dhe do të intensifikohet me përfundimin e analizës së rezultatit të marrë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përmirësimet në Statut do të synojnë riorganizimin e strukturave të partisë me synim maksimalizimin e rezultatit elektoral në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare
#SkaKohëPërPushim”, shkruan Sekretari Organizativ i PS.

Po kush janë 6 të përzgjedhurit e kryesocialistit Rama për ndryshimin e “kushtetutës” së PS-së. Grupi kryesohet nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, në përbërje të tij janë, Blendi Klosi, deputetet socialiste Blerina Gjylameti dhe Klotilda Bushka, si dhe Alket Hyseni, ish-deputet. Grupit të punës i është bashkuar Eridan Salianji, eksperti dhe juristi i PS-së në KQZ.

Dokumenti pritet të sjellë një lloj të ri organizimi të PS-së, që mund të shkojë edhe mbi bazën e rajoneve.

PS nis punën për ndryshimin e statutit, kush janë 6 të

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular