Dita e fundit e kualifikueseve për Kupën e Botës 2022 i ka dhënë kualifikimin për në Katar Hollandës, e cila mposhti Norvegjinë 2-0 me golat e Bergwijn (84′) dhe Depay (91′) dhe përfundoi në krye të grupit G. Tashmë e sigurt për vendin e parë, Franca dhe Belgjika marrin një fitore dhe një barazim, përkatësisht ndaj Finlandës (2-0, me golat e Benzema dhe Mbappe) dhe Uellsit (1-1), i cili merr vendin e tij në play-off, ashtu si edhe Turqia, Ukraina dhe Çekia.
GRUPI D
Franca e kishte siguruar vendin e parë në grup e megjithatë nuk bën asnjë zbritje për Finlandën që u dorëzua në golat e Benzema e Mbappe. 18 pikë për skuadrën e Deschamps, ndërsa fitorja 0-2 në Bosnje e ka ngjitur Ukrainën në 12 pikë, duke kaluar pikërisht në fund Finlandën (11) për ta marrë vendin e dytë.
GRUPI E
E njëjta situatë në grupin E, me Belgjikën që, e pathyer, e kishte siguruar vendin e parë. Kështu barazimi i dytë në këtë fushatë eleminatore kundër Uellsit 1-1 nuk i ka prishur punë skuadrës së Martinez, që me 20 pikë ruan kryesimin. Pika ndërkohë që qenë vendimtare për Bale e të tjerët, sepse janë ngjitur në 15 pikë, një mbi Republikën Ceke, që fitorja 2-0 ndaj Estonisë e mban në vendin e tretë me një pikë më pak se uellsianët.
GRUPI G
Hollanda i largoi frikërat e dështimeve të kaluara, duke mundur 2-0 Norvegjinë e duke u kualifikuar për në Katar si e parë e grupit G. Me Van Gaal në tribunë me kavilje të thyer tulipanët kanë mundur Norvegjinë e Haaland, që mbeti jashtë playoff e kaluar nga Turqia që shkoi të fitonte në Mal të Zi 1-2. 21 pikë për turqit, tre mbi skandinavët, ndërsa pak rëndësi kishte për renditjen fitorja 1-3 e Letonisë në shtëpinë e Gjibraltarit.
Përcaktohet kështu tre skuadrat e fundit që kualifikohen direkt për Katar, që janë Hollanda, Franca e Belgjika, ndërsa Uellsi, Ukraina e Turqia do të vazhdojnë rrugën në playoff, aty ku i presin kundërshtarë të fortë si Italia e Portugalia.
UEFA Qualification: 1st Round: Group D World Cup
Bosnia and Herzegovina 0-2 Ukraine
Finland 0-2 France
UEFA Qualification: 1st Round: Group E World Cup
Czech Republic 2-0 Estonia
Wales 1-1 Belgium
UEFA Qualification: 1st Round: Group G World Cup
Gibraltar 1-3 Latvia
Montenegro 1-2 Turkey
Netherlands 2-0 Norway