BallinaKryesoreA shpëtojmë nga monstrat pa shkulur kryemonstrën!?

A shpëtojmë nga monstrat pa shkulur kryemonstrën!?

spot_img

Nga Fatmir Guda

Ja u futëm në gjykatë të Fierit dhe shtimë në duar këtë monstën e Grecallisë që i mori jetë atij engjëlli 8-vjeçar. Mo po ja e varëm, e therrëm, e shqyem, e dogjëm! Po një monstre tjetër që endet azat në fshatin ngjitur, po 3, 4, 5 a 10 të tillëve në qytetin e Fierit, në Tiranë e gjithë vëndin ç’i bëhet? Tu turremi të gjithëve t’i shyejmë e shfarrosim?
E ç’jemi pastaj? Një popull që prodhojmë mostra dhe si i lëshojmë rrugëve u lëshohemi nga pas atyre që t’i hamë, t’i varrim nëpër çdo shtyllë nga një monstër?
A nuk duhet të jetë shteti që para se me funksionarët më të lartë të tij të ngushëllojë hipokrizisht viktimat, duhet t’i sistemojë dhe izolojë përdhunuesit dhe të sëmurët mendorë në bazë të legjislacionit duke u bërë në këtë mënyrë parandalues i të tilla ngjarjeve makabre?
Sigurisht që shteti dhe vetëm shteti, të cilin ne dhe e paguajmë me taksat tona duhet të ish garanti e rregullatori i bashkjetesës sociale në vend. Dhe këtu e kam fjalën për të 30 vitet e këtij tranzicioni sfilitës e të pafund. Por sot sidomos shteti është i shpartalluar fund e krye dhe si i tillë këto shpërthimet histerike pë vetëgjyqësi të duken normale dhe të përligjura.
Sot sidomos që kemi të gjithë shtetin në duart e një njeriu të vetëm që vjedh, bullizon, shantazhon, kërcënon, fle dhe zgjohet me krimin, i cili që në krye të herës në fillimet e veta të përfshirjes në politikë pas viteve ’90 prej të ndjerit i frustruar si pinjoll blloku jepte si zgjidhje për demokracinë aktin makabër të varjes në çdo shtyllë të një komunisti. Po po është ky njeri i plotpushtetshëm sot që deklaron mu në mes të Parlamentit, se me të dalët e tij lakuriq populli ja ka shtuar votat, se nuk ka asgjë të keqe anipse je kryeministër e në gjaknxehtësi e sipër mund t’i shkrehesh në telefon një qytetari që të kërkon llogari me fjalët “po çfarë ke mor të shkërdhefsha mamanë”, se për t’i shpëtuar implikimit me krimin e organizuar e mjaftueshme është edhe sa për të thënë “hëngshin kokat e njëri-tjetrit” sa herë kërcet dyfeku e përgjakin bandat edhe në mes të kryeqytetit.
Kush mendon se qëndrimi im i shërben politizimit të ngjarjes ka gjithë të drejtën që i jep zoti për ta menduar kështu, por për atë pjesë që do ta shikojë në sy problemin, nqs vërtetë nuk dëshiron që larg qoftë të jetë viktima e rradhës së qindra e mijëra monstrave që u enden nëpër fshatra, qytete, lagje apo afër pragut të shtëpisë, le të mbledhë mëndjen të mobilizojë fuqitë e veta, të miqve, të të afërmve, bashkqytetarëve të vet e t’i turren të shkulin Kryemonstrën. Dhe kini për të parë që jo vetëm do ndiheni më të lehtësuar, por edhe çdo gjë rreth jush do fillojë të jetë shumë më ndryshe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular