BallinaAktualitetBill Gates flet sërish për COVID, thotë se deri në verë do...

Bill Gates flet sërish për COVID, thotë se deri në verë do të …

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka folur sërish lidhur me pandeminë e COVID.

Miliarderi amerikan pretendon se deri nga mesi i vitit të ardhshëm, COVID-19 do të shkaktojë më pak vdekje sesa një grip i zakonshëm.

“Në kulmin e imunitetit natyror, imunitetit të arritur falë vaksinave kundër coronavirusit dhe terapive të reja, përqindja e vdekjeve do të bjerë në mënyrë drastike”, tha Gates për Bloomberg, duke theksuar se vera e vitit do të ardhshëm do të duhej të sillte ndryshim.

Në fakt, ai thotë se çështja e furnizimit me vaksina do të zgjidhet nga mesi i vitit të ardhshëm. Gjithashtu, kompanitë farmaceutike Mark dhe Pfizer kanë zhvilluar tabletat kundër coronavirusit, e pikërisht për këtë Gates beson se do të ndikojnë që të sëmurët të marrin terapinë e nevojshme.

Sipas të dhënave të fundit, mbi 5 milionë njerëz kanë humbur jetën nga coronavirusi, ndërsa mbi 258 milionë tjerë janë infektuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular