BallinaKronikeTentuan të trafikonin drejt Britanisë 69 shqiptarë, dënohen 4 anëtarët e bandës....

Tentuan të trafikonin drejt Britanisë 69 shqiptarë, dënohen 4 anëtarët e bandës. Publikohen pamjet e arrestimit të njërit prej tyre

Katër persona, anëtarë të një bande që tentuan të trafikonin 69 shtetas shqiptare drejt Britanisë janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar nga autoritetet angeleze.

BBC raporton se nëntorin e vitit të kaluar një anije peshkimi u kap nga autoritetet në brigjet Norfolk, brenda të cilës ndodheshin emigrantët shqiptarë.

Anija kishte kaluar 14 orë në det të hapur dhe ishte nisur nga Belgjika.

Personat e dënuar janë Kfir Ivgi, 32 vjeç, Sergejs Kuliss, 39 vjeç, Alexandrs Gulpe, 44 vjeç dhe Igor Koysi, 56 vjeç. Ndërsa  Volodymyr Mykhailov u la i lirë.

Në një seancë të mëparshme u shpall fajtor edhe shtetasi tjetër, Artuas Jusas, 35 vjeç, për të cilin mediat britanike kanë publikuar edhe pamjet e arrestimit.

Sic duket edhe në foto, Jusas shfaqet me të brendshme duke i hapur derën policisë, por pa e ditur që ishin ata.

Të gjithë persona akuzohen për kontrabandim të klandestinëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular