BallinaPolitikeBasha paralajmëroi përjashtimin e tij / Përgjigjet Berisha: Sheshet nuk do të...

Basha paralajmëroi përjashtimin e tij / Përgjigjet Berisha: Sheshet nuk do të na zënë dot më! Revolucioni nuk ndalet

spot_img
spot_img

Lulzim Basha paralajmëroi përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike për shkelje të rënda të statutit, nëse ish-kryeministri vijon me planin për të mbajtur Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor.

Ish-kryeministri nuk komentoi drejtpërdrejt këtë deklaratë të Bashës, por i çoi në sinjal se përjashtimi nga PD e nxjerr Sali Berishën në rrugë në protesta

“Ju ftoj të mendoni vetëm për një minutë miq, që sot jemi në sallë dhe sa jemi. Imagjinoni sa do të jemi nesër në shesh?! Sheshet nuk do të na zënë më. Revolucioni ynë nuk ka të ndalur. Ne do të fitojmë!”, tha ai.

Berisha foli edhe për pengesat, sipas tij, që janë me publikimin e të dhënave të delegatëve që kanë firmosur mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

“Ka tre pengesa madhore. Së pari, ligji për të dhënat personale, neni Kushtetutës që mbron të dhënat personale dhe Konventa e të Drejtave të Njeriut”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular