BallinaKronikeTentativë grabitje në periferi të Tiranës, një person i armatosur hyn në...

Tentativë grabitje në periferi të Tiranës, një person i armatosur hyn në banesë, por pikaset nga të zotët e shtëpisë

Një tentativë grabitjeje ka ndodhur mbrëmjen e sotme disa kilometra larg nga Tirana. Një person ka hyrë në një banesë i armatosur, por është larguar sapo është pikasur nga të zotët e shtëpisë.

Policia njofton se në Vishnje, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. A. ka tentuar të futet një person ende i paidentifikuar, dyshohet i armatosur. Ky person është konstatuar nga pjesëtarët e familjes.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Shigjetat.

Nga veprimet paraprake rezulton se personi nuk është futur në banesë, por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjesëtarët e familjes.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular