BallinaKronike"Preu venën në qafë me gotën e thyer"! Detajet, si humbi jetën...

“Preu venën në qafë me gotën e thyer”! Detajet, si humbi jetën 1 vjeçari në Vlorë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Vlorë. Një fëmijë 1 vjeç ka humbur jetën në spital pasi ka prerë një venë në qafë me një gotë të thyer xhami.

Detajet e reja fëmija ishte me nënën në shtëpi në momentin që ka ndodhur ngjarja tragjike. I mituri ka qenë duke luajtur kur është prerë me gotën e xhamit.

Pavarësisht se është nisur menjëherë drejt spitalit, nuk ka arritur të shpëtojë për shkak të gjakderdhjes.

“Më datë 19.11.2021, rreth orës 18:08, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal Vlorë, me dëmtime në qafë, dyshohet aksidentalisht, një shtetas i mitur 1 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë“, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes aksidentale që ka rezultuar në një tragjedi për familjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular