BallinaKronikeVIDEO/"Me kallash në dorë dhe të maskuar"! Tre persona u prishin “festën”...

VIDEO/”Me kallash në dorë dhe të maskuar”! Tre persona u prishin “festën” të rinjve në Lezhë

Tre persona të maskuar dhe armatosur kanë hyrë në ambientet e një lokali, duke kërcënuar katër persona që ishin në një tavolinë.

Referuar pamjeve të kamera të sigurisë, ngjarje ka ndodhur pas mesnatës të datës 13 nëntor, në një lokal në rrugën e vjetër Lezhë-Milot.

Në pamje duken tre personat me automatik në krah dhe njëri prej tyre u afrohet të rinjve dhe ju kërkon mjetet e identifikimit. Pasi shohin identitetin e tyre personat e maskuar dhe të armatosur dalin nga lokali dhe largohen.

Ndërkohë në Policinë e Lezhës mësohet se nuk ka patur asnjë denoncim në lidhje me rastin, ndërsa nuk dihet se cili mund të ketë qenë qëllimi i tre personave të maskuar dhe armatosur, pasi brenda lokalit nuk kane marre asgjë.

Video e marrë nga Panorama:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular