BallinaAktualitetRregulla të reja për të pavaksinuarit në Greqi, u ndalohet hyrja në...

Rregulla të reja për të pavaksinuarit në Greqi, u ndalohet hyrja në lokale, palestra dhe…

Greqia ka vendosur ditën e sotme masa të reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë në Greqi, Thanos Plevris.

Në ambientet e brendshme të (lokaleve, restorante të brendshme, teatro, kinema, muze, ekspozita, konferenca, palestra) do të lejohen të futen vetëm të vaksinuarit.

Bëhet me dije se në konferencën për shtyp, së bashku me Plevris, ishin kryetari i Autoritetit Kombëtar të Transparencës, Angelos Binis dhe Sekretari i Përgjithshëm i Tregtisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Sotiris Anagnostopoulos, ata theksuan se masat nuk synojnë kufizimin e aktivitetit të atyre që janë vaksinuar, por atyre që kanë zgjedhur të mos vaksinohen.

“Shoqëria nuk do të mbyllet, po marrim të gjitha masat,” tha ministri i Shëndetësisë. “Mbi 85% e atyre që shtrohen në reanimacion ose humbasin jetën janë të pavaksinuar,” shtoi ai.

Vendet e punës do të ndjekin një orar të ri që do të fillojë nga ora 07:00 deri në orën 09:30, ndërsa në shitje me pakicë do të ketë ndryshim orari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular