Një tentativë grabitjeje ka ndodhur mbrëmjen e sotme disa kilometra larg nga Tirana. Një person ka hyrë në një banesë i armatosur, por është larguar sapo është pikasur nga të zotët e shtëpisë.
Policia njofton se në Vishnje, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. A. ka tentuar të futet një person ende i paidentifikuar, dyshohet i armatosur. Ky person është konstatuar nga pjesëtarët e familjes.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Shigjetat.
Nga veprimet paraprake rezulton se personi nuk është futur në banesë, por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjesëtarët e familjes.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.