BallinaKryesore"Askush mos keqpërdor mikëpritjen krutane", deputetja Bakiu: “Një parti, një Kuvend”, 18...

“Askush mos keqpërdor mikëpritjen krutane”, deputetja Bakiu: “Një parti, një Kuvend”, 18 Dhjetori ditë bashkimi

Nga Merita Bakiu

Përtej çdo keqpërdorimi dhe tentativë për përcarje:

Si demokrate dhe krutane, nuk kam refuzuar dhe nuk do të refuzoj kurrë ftesën për kafe apo vizitë të asnjë demokrati. Mikëpritja është virtyt i çdo krutani. Këtë kam bërë edhe sot kur ka ardhur për kafe z. Berisha. Kam theksuar në takimin miqësor me demokratët nevojën që të përqëndrojmë betejën ndaj regjimit të Edi Ramës, të jemi të gjithë bashkë dhe pa ndasi. Për këtë arsye, duhet të ecim sëbashku me parimin “Një parti, një Kuvend”. dita e Kuvendit Kombëtar sipas statutit te PD është Ditë e madhe bashkimi e çdo demokrati. Të gjithë bashkë jemi më të fortë kundër regjimit të Edi Ramës. Betejën e kemi vetëm me të.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular