Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, i ka ftuar sot gratë demokrate të vendit të marrin pjesë në bashkëbisedimin “Foltorja” për forcimin e PD-së, takim që do të mbahet ditën e diel, më 21 nëntor në Tiranë posaçërisht për problemet e tyre.
Berisha njoftoi sot në Fb: “Ditën e diel, më 21 nëntor, ora 17:00, në hotel Rogner, salla Antigonea, do të mbahet Foltorja me Lidhjen Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Ftoj gratë demokrate të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë”, ka theksuar ai në përfundim