BallinaAktualitetMedia amerikane: Ndragheta po pastron paratë në Shqipëri përmes ndërtimit

Media amerikane: Ndragheta po pastron paratë në Shqipëri përmes ndërtimit

Pastrimi i parave të pista në sektorin e ndërtimit në Tiranë, ka qenë në fokus të një artikulli të prestigjozes ekonomike Bloomberg.

Sipas medias amerikane, raportet e organeve ligjzbatuese ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë si vend të preferuar për kriminelët që duan të investojnë paratë e tyre. Ndërtimi është sektori i preferuar, aq sa tashmë çmimet e pronave njohin vetëm rritje, ndërsa bëhen të pabërballueshme për qytetarët.

Prestigjozja Bloomberg i ka kushtuar hapësirë shqetësimeve për pastrimin e parave të pista në Tiranë përmes sektorit të ndërtimit. Media amerikane i referohet raporteve të ndryshme të agjencive të huaja, që e rendisin Shqipërinë si një parajsë për pastrimin e parave të krimit.

Sipas një numri ekspertësh, Shqipëria është bërë një vend i preferuar për kriminelët ndërkombëtarë për të pastruar paratë e tyre. Prokurorët antimafia në Itali zbuluan se sindikata e krimit ‘Ndrangheta e shihte ndërtimin e ri të Tiranës si një mundësi pastrimi. Task Forca e Veprimit Financiar, një mbikëqyrës global i pastrimit të parave, e ka vendosur Shqipërinë në “listën gri”, që do të thotë se konsiderohet me rrezik të lartë për pastrim parash për shkak të dobësive në sistemet e saj dhe ka caktuar pasuritë e paluajtshme si një sektor preokupimi të veçantë. Edhe Zyra e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave në Shqipëri thotë se ka vëzhguar “investime të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme me burim të panjohur fondesh”, të cilat i klasifikoi si “të dyshimta”.

Në artikull veçohet fakti se kryeqyteti shqiptar poi nënshtrohet një ndryshimi dramatik, duke veçuar faktin se të gjitha këto ndryshime janë konsultuar më parë me publikun apo specialistët përkatës.

Por me rrokaqiejt që mbijnë si kërpudha nëpër qytet dhe disa ndërtesa kyç historike tashmë të shkatërruara, kritikët e planit shqetësohen se qyteti po iu shitet ndërtuesve pa u konsultuar më parë me publikun, në një proces që mund ta ndryshojë aq sa të mos njihet më shtëpinë e tyre. Arkitektë, akademikë e aktivistë thonë se shkatërrimet po çojnë në humbje të historisë, rritje të çmimeve të banesave dhe ndoshta shërbejnë edhe si operacione pastrimi parash për krimin e organizuar.

Nga ana tjetër artikulli thekson faktin se ndonëse ekonomia shqiptare ka pësuar rënie gjatë vitit 2020, çmimi i pronave të paluajtshme ka pësuar rritje me rreth 6%, ndërsa thekson se kjo rritje e çmimeve e bën të papërbaulleshme blerjen e shtëpive.

https://www.bloomberg.com/news/features/2021-11-18/tirana-2030-design-plan-pits-density-against-history

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular