BallinaKronikeBilanc lufte/ Sa persona kanë humbur jetën në Shqipëri nga aksidentet 30...

Bilanc lufte/ Sa persona kanë humbur jetën në Shqipëri nga aksidentet 30 vitet e fundit, ja viti më tragjik

Referuar statistikave të aksidenteve rrugore, nga viti 1992 në vendin tonë kanë humbur jetën mbi 8700 persona.

Konkretisht, gjatë këtyre viteve janë regjistruar 32.555 aksidente, ku për pasojë kanë humbur jetën 8.718 persona, ndërsa 45.726 të tjerë kanë mbetur të plagosur

Nga statistikat vihet re se viti që ka pasur më shumë aksidente është viti 1994, kur nisi në masë edhe përdorimi i makinave personale, ku janë shënuar 421 viktima.

Ndërsa viti që ka pasur me pak viktima ka qenë viti 2020, me 181 të vrarë nga aksidentet, shifër që mund të lidhet edhe me kufizimin e lëvizjes për shkak të pandemisë.

Duke shfrytëzuar Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave nga Trafiku Rrugor, Policia ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues për shoferët dhe këmbësorët ku iu bën apel që të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shpëtuar jetë.

Krahasuar me aksidentet e dy viteve më parë për muajin nëntor, drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato tha se ky muaj ka regjistruar 17 viktima më pak se nëntori i 2019, duke shpjeguar se nuk një krahasim i tillë nuk bëhet me vitin 2020 për shkak se ishim në pandemi dhe lëvizja ishte e kufizuar.

“Po ti referohemi statistikave kemi një ulje të vazhdueshme vit pasi viti, përsëri nuk jemi aty ku dëshirojmë. Po të bëjmë një krahasim me vitin 2019 me të njëjtën periudhë në muajin, kemi 17 të vdekur më pak. Nuk bëjmë me 2021 sepse ka qenë një vit pandemik me numër të kufizuar lëvizjesh. Pas meje është një improvizim i një ngjarje aksidentale, qëllimi është sensibilizimi i qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës që të jenë të kujdesshëm mos të kalojnë normat e shpejtësisë, mos të bëjnë parakalime të gabuara, të respektojmë këmbësorët jo vetëm në vijat e bardhe por edhe kudo ku hasin në rrugë, të vënë rripin e  sigurimit dhe mos të përdorin celularin. Do jemi të kujdesshëm qoftë me tejkalimin e shpejtësisë por edhe me respektimin gjithë rregullave. Policia ka shtuar flotën e saj të mjeteve dhe mjete tek për ët evidentuar çdo shkelje. Dua të sqaroj që këta mjete kanë qëllimi nuk është të rrisim masat administrative, por të parandalojmë, por edhe shkelet dhe zbatimi i rregullave të jetë maksimal. Qellim kemi shpëtimin e jetëve”, tha Qato.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular